Lajmet

Evernote nxjerr softuerin Skitch për Windows

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Evernote nxjerr softuerin Skitch për Windows

Evernote ka publikuar versionin 2.0 të Skitch për Windows Desktop duke shtuar lehtësira në ndarjen më të lehtë, një ndërfaqe përdoruesish të lëvizshme, me një shpejtësi e siguri të përmrëisuar.

Softueri i ri mund të merret nga faqja e Evernote dhe nga Windows Store brenda disa ditëve.

Ndryshime vizuale të aplikacionit përfshijnë butona të kthimit dhe të ecjes para të vendosura në vende të ndryshme, dhe një ndërfaqe të rregullt për ti patur përdoruesit të fokusuar në imazhet dhe në mjetet.

Evernote ka shtuar një buton që e bën ndarjen më të shpejtë edhe mund të dërgojë drejt Facebook, Twitter dhe Linkedln nga aplikacioni direkt mbasi ka hyrë në faqen e Evernote.

Evernote e përvetësoi Skitch në 2011 ,por versionin për Windows e ka nxjerrë tetorin e kaluar. Versioni 2.0 erdhi në Mac, iPad, iPhone dhe iPod vjeshtën e kaluar.

Skitch 2.0 nuk është pranuar shumë mirë nga përdoruesit, si rezultat drejtuesi i dizajnimit të Skitch, Keith Lang skicoi një hartë për softuerin vitin e kaluar duke premtuar sjelljen e funksioneve të versionit 1.0. (PCWorld Albanian)

skitch-evernote

Lajmet e fundit>