Lajmet

Evernote organizon jetën tuaj në të gjitha pajisjet

Dec 16 2009
0 Shpërndarje
Evernote organizon jetën tuaj në të gjitha pajisjet

EvernoteEvernote (evernote.com) i përkrah të gjitha këto, duke ju lejuar të regjistroni të gjitha informacionet: të shkruani shënimet, të nxirrni tekstin nga e-mail, të ruani ndonjë pjesë të ndonjë web faqeje (në tërësi ose pjesërisht) ose të bëni fotografi me kamerën dixhitale të telefonit.

Çdo shënim ose fotografi që kalon përmes programit të njohjes së tekstit ju lejon të kërkoni tekstin që shfaqet në fotografi – në kartën e biznesit të dikujt, në ndonjë etiketë ose në një tabelë të bardhë të ndonjë salle konferencash.

Evernote i ruan të dhënat në disa “fletore”, të cilat mund t’i bëni publike apo t’i mbani private. Gjithashtu mund të shtoni informacione duke dërguar e-mail në këto “fletore”.

Llogaria falas ju ofron 40MB hapësirë falas në muaj dhe përdorim të pakufizuar të softuerit.

Klientët e Evernote janë në dispozicion për Windows XP dhe Vista, Mac OS X, iPhone, Windows Mobil dhe disqet flash San Disk U3. Gjithashtu mund të keni akses në informacionet tuaja përmes web shfletuesit.

Nëse vendosni të paguani 5$ në muaj, ose 45$ në vit, mund të ruani cilindo lloj skedarësh në Evernote, duke e bërë të disponueshëm nga të gjitha platformat e përkrahura dhe do të keni 500MB hapësirë për ngarkime në muaj.

Aplikacioni Evernote, i cili vendoset në taskbar, thjeshton punën e vendosjes së informacioneve në Evernote, duke marrë pjesë nga fletorja juaj pa e lançuar fare shfletuesin. (PCWorld Albanian)

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>