Lajmet

Evernote për Chrome vjen me disa veçori të reja

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
Evernote për Chrome vjen me disa veçori të reja

evernote google chromeEvernote ka qenë duke vepruar në shpejtësi për të përmirësuar veçorinë e copëzimit të uebit për shfletuesin Chrome dhe gjatë të enjtes u shënua paraqitja e disa veçorive që duhet të çmohen nga përdoruesit e fuqishëm.

Por copëzuesit të uebit i është dhënë një rifreskim visual me një panel vegle që vjen nga ana e djathtë e dritares suaj në Chrome.

Duke përdorur këtë përditësim, do të mund të vëreni dy opsione të reja për copëzim të përmbajtjes së uebit: Bookmark dhe Simplified.

E para krijon një shënim të ri që është në përgjithësi një copëz e faqes të cilën jeni duke e shikuar (dhe URL-ja e saj). Simplified në anën tjetër i kthen gjërat në bazike. Evernote thotë që ai “zhvesh faqen nga të gjitha pengesat për lexim të lehtë dhe copëzim të pastër”.

Evernote po ashtu ka sjell veçorinë Skitch në copëzuesin e uebit. Format, shigjetat dhe teksti mund të vendosen në faqen që jeni duke e shikuar, një veçori e dobishme për të vënë në pah një seksion të posaçëm ose për të dizajnuar ndonjë element.

Dhe e fundit, ju mund të shpërndani drejtpërdrejt nga copëzuesi i uebit në Facebook, Twitter, LinkedIn dhe e-mail. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>