Lajmet

Evernote për Windows përfshin veçorinë për editim të fotografive

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Evernote për Windows përfshin veçorinë për editim të fotografive

i9fqk0axm3nmzvq6sxjcNëse e përdorni shumë aplikacionin Evernote, mundësitë janë që bëni fotografi të cilat i ruani në të.

Për ta bërë më të lehtë editimin e tyre dhe për të shtuar mundësinë për të edituar ato fotografi, Evernote ka përfshirë veçoritë e Skitch në aplikacionin e vet për Windows. Nuk po bëhet fjalë rreth të qenit në gjendje të hapjes së një imazhi në Skitch nga Evernote sikur në versionin për Mac – është duke u bërë fjalë për mundësitë për ndryshim të madhësisë, prerjes, shtimit të shigjetave, formave dhe teksteve në fotografi nga brendia e aplikacionit për marrje të shënimeve.

Ju thjesht keni nevojë që të vendosni miun sipër një fotografie dhe të klikoni butonin Annotate që hapet për t’iu qasur atyre veçorive. Përveç kësaj, ju po ashtu mund të përjetoni edhe përshpejtimin shumë të madh të sinkronizimit nëse jeni përdorues biznesi, duke supozuar që nuk e keni marrë atë kur është lëshuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>