Lajmet

Evernote përditësn shtojcën Web Clipper për Chrome

Jul 18 2014
0 Shpërndarje
Evernote përditësn shtojcën Web Clipper për Chrome

hqdefaultGjatë ditës së enjte, Evernote përditësoi shtojcën Web Clipper për Chrome, me atë, të cilën e quan një “shtrirje më të matur”. Gjurma e shtojcës së përditësuar është reduktuar duke shfaqur vetëm veçoritë e përshtatshme për momentin.

Paneli kontrollues qëndron në këndin e djathtë të sipërm të dritares së shfletuesit tuaj, ku butoni Save shfaqet brenda të gjitha veçorive kur të jetë e nevojshme.

Për dashamirësit e kapjeve të pamjeve në ekran dhe të shkrimit sipër tyre, këto mjete janë fshehur derisa të ju duhen dhe fotografitë e ruajtura në shpejtësi mund të shpërndahen në Facebook, Twitter, LinkedIn, e-mail dhe një lidhje kopjohet që të çon tek fotografia.

Veçoritë shtesë përfshijnë integrimin me fletoret dhe etiketat në Evernote përgjatë një menyje rënëse, një hijezues që mund të përdoret në artikujt e ruajtur dhe veprimet e nënkuptuara të cilat mund të ndryshohen, kështu që mund ta optimizoni shtojcën për t’u përshtatur me rrjedhën tuaj të punës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>