Lajmet

Evernote ridizajnon versionin e aplikacionit për Android

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Evernote ridizajnon versionin e aplikacionit për Android

Evernote AndroidEvernote, një prej aplikacioneve më popullorë për mbajtjen e shënimeve ka lançuar versionin e ri për Android të ridizajnuar duke ndryshuar mënyrën e paraqitjes së fotove si dhe ka përmirësuar kërkimin.

Pjesa më e madhe e këtyre ndryshimeve është aplikuar në versionin për iOS që u përditësua në muajin nëntor. Versioni i përditësuar u publikua të hënën në mëngjes në Google Play Store menjëherë pas lançimit të shërbimit më të fundit për mbajtjen e shënimeve Google Keep, produkt që ka disa veçori të njëjta me Evernote dhe që do të integrohet me Google Drive.

Përsa i përket përditësimit të versionit për Android është e mundur që përdoruesit të regjistrojnë foto të ndryshme dhe t’i ruajnë direkt në Evernote.

Aplikacioni ka zhvilluar gjithashtu opsionin “page camera” që përdor kamerën e smartfonit për të kthyer Evernote në një skaner xhepi. Page Camera përcakton skajet e një fotoje, heq të gjitha hijet si dhe përmirëson kontrastin.

Android është platforma e parë mobile që ka prezantuar paraqitjen në panelin e majtë të aplikacionit të ikonave përkatëse për shënimet e aksesuara më shpesh duke shmangur kërkimin në numrin e madh të shënimeve të ruajtura.Evernote

Kompania ka prezantuar disa karakteristika të reja që rrjedhin nga bashkëpunimi i Evernote me prodhuesin e blloqeve Moleskine që lejon përdoruesit të dixhitalizojnë faqet fizike të blloqeve në kopje dixhitale.

Për shërbimin premium ka dhe disa veçori shtesë që lidhen me gjetjen e shpejtë fjalëve kyçe në dokumentet Microsoft Office, iWork dhe Open Office.

Çdo fjalë e kërkuar që është gjetur shfaqet si fjalët e gjetura në dokumentet PDF.

Aplikacioni Evernote 5.0 përditësohet për iOS

Me versionin e ri të Evernote është bërë një punë me të vërtetë e mirë aq sa mund të themi se aplikacioni i ofron përdoruesit eksperiencën më të mirë të mundshme deri tani. (PCWorld Albanian)

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>