Lajmet

Evernote shton mbështetjen për skanerat e shenjave të gishtërinjve

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Edhe aplikacione të tjera financiare si PayPal kanë shtuar mbështetjen Evernote shton mbështetjen për skanerat e shenjave të gishtërinjve

Skanerët e shenjave të gishtërinjve po shndërrohen në një komponent esencial për një telefon inteligjent dhe nuk po ofrohen vetëm në telefonët e rangut të lartë por edhe ato të mesëm si Galaxy A apo Motorola Mooto G.

Si rezultat aplikacionet kanë filluar të integrojnë këtë nivel sigurie. Evernote 7.12 është një prej shembujve konkret të këtij fenomeni.

Aplikacioni tashmë mund të aksesohet edhe përmes shenjës së gishtit dhe jo vetëm fjalëkalimit. Por shenja e gishtit nuk shërben si zëvendësues i fjalëkalimit sepse nuk mund të ndryshohet por është një pamë më e lartë sigurie.

Edhe aplikacione të tjera financiare si PayPal kanë shtuar mbështetjen për skanerin e shenjave të gishtërinjve ndërsa në Android ofrohet që prej Marshmallow.

Evernote mund të mos ruajë paratë apo llogarinë tuaj bankare, por përdorimi i një skaneri mund tu kursejë kohë. Funksionaliteti është i disponueshëm në Evernote Beta. /PCWorld Albanian

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>