Lajmet

Evernote shton Reminders në versionet Mac, iOS dhe ueb

May 26 2013
0 Shpërndarje
Evernote shton Reminders në versionet Mac, iOS dhe ueb

evernoteShërbimi i popullarizuar për marrje të shënimeve, Evernote, gjatë ditës së enjte ka sjellë një befasi. Është bërë në fakt kombinimi i tri veçorive më të kërkuara nga përdoruesit e Evernote në një veçori të quajtur Reminders.

Kështu që nëse jeni një përdorues i madh i Evernote, atëherë me siguri do të dëshironi që të mësoni për këtë veçori të re që ka ardhur në shërbim.

Qëllimi i Reminders është që të ndihmojë që të gjitha projektet personale dhe profesionale të mund të jenë të qasshme përveç aktiviteteve për marrje të shënimeve të rregullta.

Veçoritë që janë kombinuar në Reminders janë:

Aplikacioni i brendshëm dhe alarmet për e-maile

Lista me gjëra të kryera në bazuara në shënime të shpejta

Shënime të vendosura në pjesën e sipërme të listës suaj të shënimeve.

Ja një video që e përshkruan këtë veçori.

(PC World Albanian)

Tags >

iOSMac
Lajmet e fundit>