Lajmet

Evernote shton veçorinë për skanim të kartës së biznesit në aplikacionin për iOS

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
Evernote shton veçorinë për skanim të kartës së biznesit në aplikacionin për iOS

Evernote-Camera-Roll-20131209-104538Evernote ka shtuar një veçori të re në aplikacionin e vet për iOS që iu mundëson përdoruesve të shërbimit për biznes që të krijojnë kontakte thjesht duke skanuar kartën e biznesit të një personi.

Duke marrë sugjerime nga Evernote Hello, aplikacioni i ndërmarrjes për kontakte – Evernote për iOS 7.2.0 i kthen kartat e biznesit në shënime për kontaktet.

Përdoruesit mund të kryqëzojnë informacionin referues duke përdorur LinkedIn (dhe madje duke shtuar një fotografi) nëse ata i lidhin llogaritë e tyre në të dy shërbimet.

Aplikacioni tani ka po ashtu një mostër prezantimi dhe një opsion për të rregulluar veçorinë e “shënimeve të shpejta”. Ky ndryshim nuk është përmendur se kur mund të vijë për aplikacionin për Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>