Lajmet

Evernote shtyn përditësimin pas sulmit të hakerëve

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Evernote shtyn përditësimin pas sulmit të hakerëve

Gjatë javës së kaluar, Evernote ishte sulmuar dhe kishte bërë thirrje që përdoruesit e këtij shërbimi të bënin ndërrimin e fjalëkalimeve të tyre. Tani sipas një zëdhënëse të ndërmarrjes, Evernote ka bërë shtyrjen e përditësimeve të të gjitha produkteve të veta softuerike.

“Ne lëshuam versione të përditësuara të aplikacioneve tona përgjatë bordit, për të shtuar dërgimin e porosive për t’i njoftuar përdoruesit që të përditësojnë llogaritë e tyre me fjalëkalime të reja, të sigurta dhe ta bëjnë këtë proces më lehtë,” tha në një e-mail Ronda Scott.

“Ky është ndryshimi i vetëm që kemi bërë për klientët e Evernote si reagim ndaj këtij sulmi,” shtoi ajo.

Gjatë javës së kaluar, Evernote ishte raportuar se ishte bërë pjesë e listës së ndërmarrjeve me famë të cilat kohëve të fundit kishin qenë pre e sulmeve të grupeve të hakerëve.

Hakohet Twitteri: 250,000 përdorues duhet të ndërrojnë fjalëkalimet

“Skuadra për Operacione dhe Siguri e Evernote ka zbuluar dhe bllokuar veprimtari të dyshimtë në rrjetin Evernote që duket të ketë qenë një përpjekje e koordinuar për t’iu qasur fushave të sigurta të Shërbimit Evernote,” shkroi në një postim në blog, Dave Engberg i Evernote, që ishte dërguar gjithashtu edhe si e-mail tek përdoruesit. 

Edhe kompania Microsoft sulmohet

“Si masë paraprake për të mbrojtur të dhënat e juaja, ne kemi vendosur që të bëjmë një ndryshim të fjalëkalimit,” shtoi Engberg. (PCWorld Albanian)

Evernote

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>