Harduer

Evernote synon të kalojë në prodhimin e pajisjeve harduer

Apr 19 2013
0 Shpërndarje
Evernote synon të kalojë në prodhimin e pajisjeve harduer

Në këtë periudhë Evernote ka shijuar suksesin e madh që solli zhvillimi i softuerit për “mbajtjen e shënimeve”.

Mesa duket në vazhdimësi kompania ka synime të tjera, zhvillime të reja përtej softuerëve, të paktën këtë gjë ka lënë të kuptohet shefi ekzekutiv i kompanisë Phil Libin gjatë një interviste në Tokyo.

Ai u shpreh se kompani nuk ka ndërmend të merret me procesin e prodhimit, por do të bashkëpunojë në dizajnimin e disa produkteve misterioze për momentin.

“Me kalimin e kohës, pas tre, katër ose pesë vitesh mendoj se do të jemi gati të prodhojmë diçka vetë”, – tha ai duke shtuar se Evernote do të fokusohet në prodhimin e disa pajisjeve “të reja dhe magjike” dhe jo në prodhimin e një kategorie produkti tashmë ekzistuese.

Megjithatë deri atëherë është një rrugë e gjatë, e ardhmja është akoma e turbullt dhe nuk është ende e qartë nëse planet e Evernote janë të ngjashme me atë të HTC në lidhje me prezantimin e Facebook Home.

Ambicia e kompanisë është me të vërtetë e fuqishme dhe e vështirë për tu arritur duke marrë parasysh numrin e madh të konkurrentëve në treg.

Kalimi tek pajisjet harduerike nuk përbën një ndryshim radikal duke marrë parasysh se kompania ka kohë që punon me Moleskine për prodhimin e një blloku të destinuar për të funksionuar me softuerin e kompanisë. (PCWorld Albanian)

evernote

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>