Analiza

Evernote tashmë ka më shumë se 100 milion përdorues

May 14 2014
0 Shpërndarje
Evernote tashmë ka më shumë se 100 milion përdorues

evernote_android_3-322x140Evernote, që u lançua në vitin 2008, tashmë ka më shumë se 100 milion përdorues të regjistruar, sipas një postimi në blog nga kompania.

Nga këto 100 milion përdorues, shumica prej 35 milionësh janë në rajonin e Azisë dhe Paqësorit, 31 milion janë në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë, 27 milion janë në SHBA dhe Kanada, dhe 8 milion janë në Amerikën Latine.

Kompania vë në dukje se për të arritur në këtë pikë suksesi kompania nuk ka ndjekur fushatë reklamimi. Përkundër kësaj ata thonë se paratë e shpenzuara për të reklamuar shërbimin janë më pak se 1 % e totalit të shpenzimeve të kompanisë për çdo përdorues.

Ndërsa është e qartë se një shifër e tille mbetet impresionuese, ja vlen të përmendet se 100 milion përdorues nuk do të thotë se kemi 100 milion përdorues aktivë dhe është e domosdoshme ti ndajmë këto dy gjëra kur jepen statistika të tilla. (PCWorld Albanian)

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>