Lajmet

Evernote tërheq planin për ndryshimin e politikave të privatësisë pas kritikave të ashpra

Dec 16 2016
0 Shpërndarje
Evernote tërheq planin për ndryshimin e politikave të privatësisë pas kritikave të ashpra

evernote-mobile-logos-100699134-largeDitën e djeshme Evernote publikoi një përditësim të politikave të privatësisë të cilat përcaktojnë sjelljen e kompanisë ndaj përmbajtjeve të ruajtura në shërbimin e saj.

Por Evernote thotë se ndryshime e reja synojnë të hapin rrugë për inteligjencën artificiale dhe në mënyrë që ky projekt të funksionojë, Evernote duhet të lejojë që një njeri të rishikojë shënimet tuaja. Me fjalë të tjera punojësit e Evernote do të kishin qasje në të dhënat tona.

Politikat e reja të cilat duhej të hynin në fuqi më 23 Janar 2017 dhe që shkaktuar jo pak zemërim të opinionit publike, ditën e sotme u tërhoqën një konfirmim që vjen nga vetë CEO i Evernote, Chris O’Neill.

Ditën e djeshme ai kërkoi falje konsumatorëve ndërsa sot kompania shkoi një hap më tutje duke anulluar planin. Kompania pretendon se ka 200 milion përdorues në mbarë botën.

Inteligjenca artificiale sipas vizionit të Evernote do e bënte shërbimin më produktiv sepse do të krijoheshin mundësitë e implementimit të funksioneve të automatizuara si krijimi i lista apo vendosja së bashku të itinerareve të udhëtimeve shpjegonte O’Neill.

Evernote bëri të ditur se tre ligjet e mbrojtjes së të dhënave të cilat kanë hyrë në fuqi në 2011-tën ngelen të paprekura. (PCWorld Albanian)

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>