Lajmet

EverSlide, shërbimi që mundëson kthimin e shënimeve të Evernote në prezantime slideshow

May 1 2013
0 Shpërndarje
EverSlide, shërbimi që mundëson kthimin e shënimeve të Evernote në prezantime slideshow

EverSliderEverSlide është një shërbim i krijuar dhe i prezantuar në eventin TechCrunch Disrupt NY 2013.

Ashtu si mund të merret me mend edhe nga emri shërbimi mundëson kthimin e shënimeve që përdoruesit mund të kenë ruajtur në Evernote në prezantime slideshow. Avantazhi i këtij shërbimi është thjeshtësia në përdorim.

Rreshti i parë i tekstit në Evernote shfaqet si titull i prezantimit, ndërsa rreshti i dytë shfaqet si përmbajtje e tij.

Për të shtuar një faqe të re në prezantim mjafton që të vendosni një vijë horizontale nga menuja e editimit që ndodhet në pjesën e sipërme të programit Evernote. Kaq mjafton për të shijuar një prezantim të këndshëm.

Krijuesit e këtij shërbimi janë shprehur se janë frymëzuar nga idetë e postuara në forumet e Evernote. Duke qenë se është krijuar brenda një kohe shumë të shkurtër shërbimi aktualisht ofron funksionet minimale, por krijuesit nuk kanë ndërmend ta lenë me kaq.

Ata kanë planifikuar shtimin e disa opsioneve të reja përfshirë këtu edhe mundësinë e editimit të llojit të shkrimit, ngjyrës së tekstit, shtimin e fotove dhe shumë më tepër se kaq. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>