Harduer

EVGA prezanton Classified SR-2

Mar 18 2010
0 Shpërndarje
EVGA prezanton Classified SR-2

Nën emërtimin e ri “Classified SR-2”, pllaka e re amë nga EVGA ka ndryshuar shumë pak qysh prej se është prezantuar në CES (megjithëse ftohësi duket se ka përjetuar një përmirësim), por lajmi më i ri këtu është se secili prej dy hapësirave për vendosje të CPU-ve do të përkrahë procesorët e rinj gjashtë bërthamash Xeon.

Me një logjik të thjeshtë dy here gjashtë na jep fuqi prej dymbëdhjetë bërthama, dhe pasi që secila prej bërthamave të Xeon 5600 mund të merret me 2 detyra në të njëjtën kohë, kjo do të thotë se ju do të përfitoni një bazë të fuqishme për tu marrë me 24 detyra në të njëjtën kohë.

Ne këtë pllakë do të gjeni 4-way SLI, CrossFireX dhe hapësirë për 48 GB Ram, dhe nuk është vështirë të kuptohet se pse kreacioni kuq e zi HTPX (dimensionet 15 x 13.6 inç), kushton 600 dollarë.

Por pyetja e vërtetë që shtrohet është sa do të kushtojë kompletimi i plotë i sistemit tuaj dhe sa ftohës do të ndizen në momentin që shtypni butonin e ndezjes së kompjuterit …

Lajmet e fundit>