Lajmet

Evolucioni i sistemit operativ iOS

Jun 18 2013
0 Shpërndarje
Evolucioni i sistemit operativ iOS

Kur Apple lançoi për herë të parë iPhone-in në vitin 2007, sistemet operative për telefonët me prekje ishin ende shumë pak të njohura dhe ndryshe nga ato që kemi sot.

Apple e përshkroi ndërfaqen me termin “plotësisht e re.” Në atë kohë Steve Jobs tha “Të gjithë kemi lindur me “pajisjet treguese” – gishtat – prandaj edhe përdoruesit e iPhone-it do të kenë në duar ndërfaqen më revolucionarizuese që prej shpikjes së mouse-it.”

iPhone OS

iphone

Sistemi i parë operativ, i quatur “iPhone OS”, ofronte Google Maps, iTunes me CoverFlow, një shfletues Safari dhe “widgets,” si Weather, Stocks, Mail, Calendar, Camera dhe Photos, Clock, Notes dhe Calculator. Bukuria e sistemit qëndronte në ndërfaqen me ikona, e cila ishte e thjeshtë dhe intuintive. Kjo i bëri përdoruesit ta pëlqenin dhe ta adhuronin që në fillim. Atyre u pëlqente gjithashtu aftësia që kishin për ta komanduar telefonin vetëm me një prekje.

iPhone OS 2.0

ios 2.0

Në korrik 2008 erdhi në treg versioni i dytë i sistemit operativ mobile, pesë muaj pasi Apple kishte lançuar SDK-në për zhvilluesit duke i lejuar ata të krijonin aplikacione për iPhone-in. Ky version u prezantuar me iPhone 3G dhe solli gjithashtu “App Store,” i cili në janar të vitit 2013 kishte mbi 775 000 aplikacione, të cilat ishin shkarkuar mbi 40 miliardë herë. Sistemi 2.0 ishte më i shpejtë, ofronte multitasking (të bërit të shumë gjërave në të njëjtën kohë), suport për Microsoft Exchange ActiveSync për e-mail, sinkronizim të kontakteve dhe kalendarit, GPS në kohë reale, përmirësime për e-mail, një makinë llogaritëse shkencore etj.

iPhone OS 3.0

ios 3.0

Në këtë version, Apple u përqendruar më tepër në brendësi të sistemit. Ai ofronte më tepër mundësi për “cut dhe paste”, mesazhet MMS, tastierën në pozicionin horizontal të smartfonit, kërkim më të mirë, një busull, regjistrim zëri si dhe kontrolle më të mira përmes zërit. Në prill 2010 u lançua 3.2 teksa filloi shitjen iPad.

iOS 4

ios 4.0

Lançimi beta për zhvilluesit ndodhi në prill 2010 ndërsa për konsumatorët sistemi ishte i disponueshëm gjatë verës. Ndryshimet më të mëdha përfshinin FaceTime video calling, kontrollin e drejtshkrimit,

multitasking për aplikacione të jashtme, direktori për të organizuar aplikacionet, AirPlay dhe AirPrin, debutimin e iBooks etj. Steve Jobs u shpreh se iOS 4 kishte 100 karakteristika të reja.

iOS 5

ios 5

Ky version u ofronte mundësi përdoruesve të ndiznin pajisjet e tyre iOS përmes telefonit. Po ashtu u shtuan edhe veçori si iCloud, posta e përmirësuar, kontaktet dhe kalendari gjithashtu, fotot, librat, muzika, aplikacionet etj., të gjitha të përditësuara. Karakteristika më interesante ishte patjetër Siri. Apple e quajti Siri-n “asistenti inteligjent që ju ndihmon të mbaroni punë thjesht duke pyetur.” iOS 5 kishte rreth 200 karakteristika të reja, përfshi Notification Center, iMessage, Newsstand etj.

iOS 6

ios 6

Në shtator 2012, Apple ofroi për pajisjet me iOS 200 karakteristika të reja përmes lançimit të versionit 6. Më të përfolurat ishin harta, e cila përjashtoi përkohësisht Google Maps, por që rezultoi një dështim i vërtetë – integrim më i thellë me Facebook-un, Passbook, funksionalitete të reja për Siri-n si dhe suport LTE.

iOS 7

ios 7

Prezantuar më 10 qershor 2013, iOS 7 është “ndryshimi më i madh për iOS-in që prej lançimit të iPhone,” u shpreh CEO-ja i kompanisë, Tim Cook. Në këtë version ndryshojnë shumë elemente, duke filluar nga dizajni e deri tek aplikacionet bazë. Control Center është një panel i ri që shfaqet në çdo aplikacion dhe mund të kontrollojë opsionet e Wi-Fi. iOS 7 do të skanojë herë pas herë aplikacionet e hapura dhe do të reduktojë sasinë e baterisë që konsumojnë ato që nuk po përdoren. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>