Harduer

Evropa nxit realizimin e planit mbi krijimin e një dizajni të vetëm për karikuesit

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
Evropa nxit realizimin e planit mbi krijimin e një dizajni të vetëm për karikuesit

Chargers-786x305Parlamenti Europian ka vendosur të vazhdojë me realizimin e planit që ka të bëjë me prezantimin e rregullave për një karikues të përbashkët për smartfonët dhe pajisjet e tjera portative. Një prej arsyeve kryesore të këtij vendimi është reduktimi i kostove dhe mbetjeve nga pajisjet elektronike të papërdorshme. Ndryshimet që ekzistojnë aktualisht në dizajnin e karikuesëve të pajisjeve të ndryshme (kryesisht smartfonëve) konsiderohen si të papërshtatshme nga shumica e konsumatorëve. Kjo direktivë e re përveç se do të mirëpritet nga konsumatorët, do të jetë shumë pozitive edhe për ambjentin duke qenë se do të reduktohen mbetjet elektronike.

Ky proçes i ka fillesat e veta në vitin 2012 kur ndaj propozimeve për ndryshimin e rregullave të pajisjeve radio është shtuar edhe sugjerimi për krijimin e një karikuesi të përbashkët, i dizajnuar paraprakisht për të mos lejuar interferimin e pajisjeve dhe shërbimeve të reja me njëra-tjetrën. Më pas, në fund të vitit të kaluar është vendosur edhe një rregull i përkohshëm mbi përcaktimin e një karikuesi të tillë.

Pjesa më e madhe e prodhuesve që operojnë në Evropë nuk do të ndikohen nga ky rregull i ri, me përjashtim të Apple që ndjek vetëm rregullat e veta përsa i përket karikuesëve, por mesa duket tani do të duhet të ndryshojë mënyrën e operimit, të paktën brenda Evropës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Karikus
Lajmet e fundit>