Lajmet

Evropa paralajmëron: Të dhënat rrezikojnë të vidhen përmes rrjeteve Wi-Fi

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Evropa paralajmëron: Të dhënat rrezikojnë të vidhen përmes rrjeteve Wi-Fi

BN-BU969_europo_G_20140307065907Njerëzit nuk duhet të dërgojnë në asnjë mënyrë të dhëna sensitive përmes rrjeteve publike Wi-Fi, për shkak se janë të rrezikuara ndaj vjedhjes. Ky është mesazhi që ka dhënë gjatë fundjavës oficeri më i lartë i krimit kibernetit të Europolit.

Troels Oerting është drejtues i qendrës së krimit kibernetik në Europol – agjencia që kordinon punën e forcave të policisë në gjithë Evropën. Ai u shpreh se konsumatorët duhet të dërgojnë informacioneve personale vetëm nëpërmjet rrjeteve të cilave iu besojnë, duke përjashtuar rrjetet wireless në vende si dyqane, lokale apo restorante.

“Kemi vënë rë një keqpërdorim të rrjeteve Wi-Fi, në aspektin e vjedhjes së informacionit, identitetit, fjalëkalimeve apo parave nga përdoruesit që përdorin rrjetet publike apo të pasigurta,” tha ai për British Broadcasting Corp.

Ai shtoi gjithashtu se deri tani nuk ia ka dalë askush të gjejë një mënyrë për të certifikuar sigurinë e sistemeve apo për të garantuar siguri më të mirë. Madje, një mënyrë që po përdoret nga kriminelët kibernetike është edhe përhapja e rrjeteve të rreme Wi-Fi, të cilat i mashtrojnë përdoruesit të lidhen duke iu vjedhur më pas fjalëkalime apo të dhëna të tjera personale.

Shqetësimet e Evropës vijnë pas raportimit të grupeve kabllore si Comcast dhe Time Warner, të mbështetura nga gjigandët teknologjikë si Microsoft apo Google, se do të zgjerojnë përhapjen e Wi-Fi duke synuar rritjen e trafikut të të dhënave duke nxitur lançimin e më shumë spektrave për përdorimin e palicencuar. Globalisht, trafiku mobile ka pësuar një rritje prej 81% gjatë vitit 2013, sipas Cisco Systems. Për të bërë një krahasim, trafiku mobile i vitit të kaluar ishte rreth 18 herë më i madh se gjithë interneti botëror në vitin 2000. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>