Vëzhgim

Evropa dëshiron automjete të "pavarura"

Dec 12 2010
0 Shpërndarje
Evropa dëshiron automjete të "pavarura"

Sistemi i quajtur SARTRE (Safe Road Trains for the Environment), do t’ju mundësojë automjeteve që në mënyrë autonome të udhëtojnë në një konvoj, e gjithashtu vlen të theksohet se testimet e para për këtë projekt veçse kanë filluar.

SARTRE është dizajnuar për përdorim në rrugë të gjata siç janë autostradat, ku lëvizja e automjetit është e paktë dhe ngasësi do të dëshironte të zgjaste këmbët dhe të pushonte. Automjetet do të jenë në gjendje të komunikojnë me njëri tjetrin duke përdorur radio pa tela dhe një bateri të sensorëve.

Me këtë sistem, një automjet i kontrolluar nga njeriu vendoset në vend, gjersa të gjitha automjetet tjera në konvojë përcjellin rreshtimin. Kur dikush i afrohet cakut të tij, ata marrin nën kontroll automjetin e tyre, duke u larguar nga rreshtimi, kurse pjesa tjetër e konvojit vetëm përshtatet. Ngasësit më pas do të jenë në gjendje të lexojnë, punojnë apo hanë, pa pasur nevojë që të kenë vëmendje të plotë në rrugë.

SARTRE ka shpenzuar vitin e parë në dizajnimin e sistemit dhe në eliminimin e vrimave. Dy vitet e ardhshme më pas do të jenë në testim. Ata do të fillojnë me testimin e sistemit me dy automjete gjatë këtij muaji, dhe më pas do të zgjerohet projekti edhe në pesë automjete, dhe pritet që të vazhdojë testimi deri në vitin 2012. Megjithatë ata janë të pasigurt për datën se kur do të vendoset për përdorim publik ky sistem./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>