Harduer

Exynos 9, procesori i parë 10 nanometër Samsung mbërrin përpara Galaxy S8-ës

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
Samsung prezantoi ditën e Enjten një procesor të ri tetë bërthamësh i cili b në funksion një bërthamë të përshtatur, modem LTE me kapacitet gigabit, dhe një njësi përpunimi të dhënash për aplikacionet e sigurisë. Exynos 9, procesori i parë 10 nanometër Samsung mbërrin përpara Galaxy S8-ës Photo Source: Samsung

Menjëherë shpërthyen spekulimet se ky procesor mund të jetë dizajnur për Galaxy S8-ën. Exynos 9 8895 ka hyrë në fazën e prodhimit në masë dhe Samsung thotë se është një procesor për telefonët inteligjentë, paisjet e realitetit virtual dhe sistemet “infotainment” të automjeteve.

Është i pari me arkitekturën 10 nanometër FinFET duke sjellur një rritje në performancë prej 27% dhe ulje të konsumit të energjisë më 40% krahasuar me arkitekturën 14 nanometër.

Samsung thotë se procesori i ri përmban katër bërthama të përshtatura dhe bazuara në Cortex-A53. Mali-G71 do të ofrojë një potencial të pakrahasueshëm grafik  aftë të luajë video 4K me 120 frekuenca në sekondë dhe posedon mbështetjen për kodekët H.265, H.264 dhe VP9.

Siç thamë më lart, procesori ka një njësi më vehte e cila kujdes për aplikacionet e sigurisë, pagesat mobile, dhe çdo proces i cili vë në funksion njohjen përmes shenjës së gishtit dhe irisit.

Modemi LTE i integruar ofron mbështetje për pesë banda agregimi me një kapacitet të përgjithshëm prej 1Gbps. Samsung nuk dha detaje nëse ky procesor do të gjejë rrugën për në Galaxy S8-ën në muajin Prill kur pritet të dalë në shitje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>