Blog

EYA Game Jam 3.0: Mendimi kreativ kërkon impaktin në shoqëri përmes ujit dhe familjes

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Uji dhe familja janë në zemër të edicionit të tretë të Game Jam organizuar në kuadër të European Youth Awards. EYA Game Jam 3.0: Mendimi kreativ kërkon impaktin në shoqëri përmes ujit dhe familjes

Edicioni i tretë i European Youth Awards Game Jam ka trokitur. Nga 30 Qershori deri më 2 Korrik, European Youth Awards fton të gjithë mendjet e interesuara dhe motivuara të bashkohen maratonës kreative në Universitetin Teknik të Grazit.

Në fokus do të jenë “Uji” dhe “Familja”; fokusi i teknologjisë do të jetë realiteti virtual dhe ai 360 gradësh.

Dielli po rrezaton. Beteja për vendin më të mirë pranë liqenit ka filluar; familjet mund të shijojnë ujin e freskët. Është momenti që të mendojmë për një prej thesareve më të çmuara në botë: uji. Është koha të hedhim shikimin drejt sfidave më të mëdha të kohëve tona. Koha për një konkurs programimi kreativ dedikuar ujit dhe familjes.

Për këtë arsye, uji dhe familja janë në zemër të edicionit të tretë të Game Jam organizuar në kuadër të European Youth Awards. Të gjithë të interesuarit për lojën dhe zhvillimin e aplikacioneve janë të mirëpritur.

Teknologjia e përdorur do të jetë realiteti virtual dhe teknologjia 360 gradëshe. Qëllimi është të krijohen prototipe me mbështetjen e trajnerëve virtual por edhe atyre prezent brenda 48 orësh. Disa prej temave janë Botët nënujore 3D, Sfida e shkretëtirës 3D e shumë të tjera.

Në fund të një bashkëpunimi produktiv dy ditor, të gjithë protipet do të prezantohen përballe një audience publike dhe jurie profesionale ku do të përzgjidhen vetëm tre ekipe.

Fituesit e garës do të ftohen në hakatonin Global VR organizuar nga VR Core, komuniteti i dytë më i madh në Kinë i zhvilluesve të realitetit virtual. Aty do të përfitojnë eksperiencë të pashlyeshme dhe krijojnë kontakte të paharrueshme. /PCWorld Albanian

Për më shumë informacion dhe detaje ju ftojmë të ndiqni lidhjen: https://eu-youthaward.org/eya-hackathons/game-jam-2017/ 

Lajmet e fundit>