Harduer

Eyeborg, pajisje që funksionon si një “sy kibernetik”

Jun 3 2013
0 Shpërndarje
Eyeborg, pajisje që funksionon si një “sy kibernetik”

eyeborgNeil Harbisson, një artist dhe muzikant 30 vjeçar ka lindur me një sëmundje ku qelizat konike të syrit nuk i dallojnë dot ngjyrat, pra ai e sheh botën bardhë e zi.

Që nga viti 2004 , ai ka filluar ti dalloj ngjyrat si tinguj nëpërmjet një pajisje të quajtur Eyeborg. Është një “sy kibernetik” që e mban lidhur përpara në ball gjatë gjithë kohës.

Pajisja përkthen gjatësinë e valëve të ngjyrave në tinguj audio dhe i dërgon ato drejt veshti të brendshëm të përdoruesit. Kjo pajisje dallon deri në 360 nuanca të ndryshme, jo aq sa syri normal njerëzor.

Nga Nautil.us: “Kjo pajisje përcjell ngjyrat në sinjale elektrike të vazhdueshme, duke shfrytëzuar faktin që si valët dhe tingujt janë bërë nga valë të frekuencave të ndryshme.” Pajisja shfrytëzon si valët e tingujve për të krijuar piktura gjithashtu edhe anasjelltas valët e ngjyrave në tinguj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>