Analiza

EyesMap, tableti që do të sjellë risi në fushën e arkitekturës

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
EyesMap, tableti që do të sjellë risi në fushën e arkitekturës

gsmarena_001 (3)Krahas Google, e cila prezantoi projektin “Tango” mbi telefonin inteligjent, i cili bën projektime 3D dhe matje të ambientit që ju rrethon edhe një kompani spanjolle, e quajtur E-Capture R&D, po krijon një tablet të ngjashëm.

Tableti do të krijohet posaçërisht për profesionistët, si inxhinierët e ndërtimit, arkitektët dhe topografët. Tableti, i quajtur EyesMap, në parim do të jetë i njëjtë me pajisjen që do të krijohet nga Google nëpërmjet projektit “Tango”.

gsmarena_002Ky tablet do të funksionojë në bazë të kamerave me sensorë 13 megapiksel, të cilat janë të afta për krijimin e modeleve 3D dhe matjen e objekteve me lartësi deri në 70-80 metra. Tableti EyesMap pritet të dalë në treg në vitin 2015. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>