Lajmet

F-Droid, depo me aplikacione të lira dhe falas për Android

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
F-Droid, depo me aplikacione të lira dhe falas për Android

Depoja F-Droid është një katalog lehtë i instalueshëm i aplikacioneve FOSS (Softuer të Lirë dhe të Hapur) për platformën Android.

Serveri përmban hollësitë e shumë versioneve të secilit aplikacion dhe klienti për Android e bën të lehtë shfletimin, instalimin e tyre në pajisjen tuaj dhe ndjek përditësimet. Ju mund ta instaloni versionin e fundit nga këtu.

Ju po ashtu mund të shkarkoni aplikacionet drejtpërdrejt nga shfletuesi juaj në rast se nuk dëshironi që pajisja juaj të ketë klientin F-Droid, apo ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Për ta përdorur, ajo që ju duhet të bëni është që të klikoni butonin për meunë dhe të zgjidhni përditësimin. Listat duhet pastaj të mbushen me aplikacionet FOSS që tashmë janë në depo. Gjërat që ju tashmë i keni do të gjenden automatikisht dhe do të vendosen në tabin Installed. Tabi Available përmban të gjitha aplikacionet në kategorinë përkatëse, qofshin të instaluara ose jo.

Zgjedhja e një aplikacioni nga lista ju dërgon tek hollësitë e atij aplikacioni. Nga atje, klikimi i butonit për menu iu mundëson që të instaloni, fshini ose përditësoni atë. Ju po ashtu mund të shihni në shfletues uebfaqen e aplikacionit dhe kodin burimor dhe mund të zgjidhni që të shihni aplikacionin në Google Play nëse ai ekziston atje.

Për më tepër, nëse janë disa versione, ju mund të zgjidhni një version drejtpërdrejt nga lista dhe ta instaloni atë. (PCWorld Albanian)

FDroid

Lajmet e fundit>