Lajmet

F-Secure: Android numëron 97 % të gjithë viruseve në platformat mobile në 2013-ën

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
F-Secure: Android numëron 97 % të gjithë viruseve në platformat mobile në 2013-ën

118420_8571-645x250Kthemi pas në vitin 2012, ku Android prekej vetëm nga 79 % e të gjitha viruseve në platformat mobile. Vitin e kaluar, ky numër u rrit edhe më tepër duke shkuar në 97%. Që të dyja këto statistika vijnë nga kompania e sigurisë F-Secure, e cila ka publikuar raportin e saj prej 40 faqesh për viruset dhe programet keqdashëse për gjysmën e parë të vitit 2013. Situata është përkeqësuar bindshëm. Më specifikisht, maluerët në Android u rritën nga 238 familje dhe variante në vitin 2012 në 804 të tilla në vitin 2013. Përveç sistemit operativ të Nokia-s, Symbian, F-Secure gjeti viruse që infektonin edhe platformat e tjera mobile.

E thënë ndryshe, është e rëndësishme të ekzaminohet kjo situatë se çfarë do të thotë dhe F-Secure ka nënvizuar dy çështje në këtë rast:

– Viruset në Android nuk janë një problem vetëm në SHBA – nga 10 vendet që raportojnë për programe keqdashëse tek Android në sistemet e F-Secure gjatë gjysmës së parë të vitit 2013. Rreth 75% e raporteve vijnë nga Arabia Suadite dhe India; krahasuar më 5 vendet të tjera evropiane që së bashku numëronin pak më shumë se 15 % të raporteve.

– Pavarësisht fokusimit të madh tek autorët e këtyre viruseve në platformën Android, F-Secure beson se do të ishte e gabuar të thonim se“Google nuk ka qenë aktive në përpjekjet e saj për të rritur sigurinë në platformën Android”

Përsa i përket çështjes së parë siç mund ta shikoni përveç Arabisë Saudite dhe Indisë, SHBA dhe Finlanda ishin shënjestrat e rradhës me 5 % të raporteve që vijnë nga secili shtet, të ndjekur pas nga shumë vende evropiane.

Çështja e dytë ja vlen të diskutohet pak më gjerë. Ne tashmë e dimë se dyqanet e aplikacioneve nga palë të treta janë një burim i fuqishëm i këtyre maluereve dhe programeve keqdashëse. Sa e rëndë është situata ? F-Secure u përpoq ti kthente një përgjigje kësaj pyetjeje: “Për të matur përafërsisht sesa i ekspozuar është përdoruesi ndaj maluerve kur shfleton këto dyqane aplikacionesh, ne llogaritëm numrin e maluerit të gjetur në pjesëza që morëm që vinin nga dyqani dhe krahasuam atë me numrin total të pjesëzave që vijnë nga burimi. Ne numëruam vetëm pjesëza unike kështu që pjesëzat të shumëfishta janë numëruar vetëm njëherë.”

Për dyqanet kryesore (Anzhi, Mumayu, Baidu dhe eoeMarket), ku të gjitha vijnë nga i njëjti vend, Kina, vend ky i cili ka bllokuar aksesin në Google Play, më pak se 10 % e pjesëzave të testuara kanë qëlluar të jenë të dëmshme. Kjo është një situatë shqetësuese, por nga të gjitha dyqanet, ai më përqindjen më të lartë të maluerit ishte Android159, ku 33.3% të pjesëzave që janë testuar kanë rezultuar mauler.

Në fund të listës qëndron Google Play, më përqindjen më të ulët të prezencës së maluerit në të dhënat e grumbulluara, afro 0.1%. F-Secure vuri në dukje se “Play Store është një ambient që edhe nëse zë vend një maluer, ka shumë gjasa të mos qëndrojë për një kohë të gjatë”. Ndërkohë që ky është një lajm shumë i mirë për shumicën e përdoruesve të Android, do të thotë që Google ka nevojë të punojë për të sjellë Play Store në sa më shumë tregje të tjera për të bërë më të mirën që të sigurojë pajisjet Android. Kompania duhet të veprojë kështu jo pse fiton diçka nga shitjet e aplikacioneve, por sepse do të bëjë më të vështirën për zhvilluesit e maluerit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>