Lajmet

F-Secure: Kërcënimet në Android po shtohen në numër dhe ndërlikim

May 15 2013
0 Shpërndarje
F-Secure: Kërcënimet në Android po shtohen në numër dhe ndërlikim

Sipas një raporti nga ofruesi i shërbimeve të sigurisë F-Secure, kërcënimet që paraqiten në sistemin operativ Android janë duke u rritur si në madhësi ashtu edhe në ndërlikueshmëri, teksa kriminelët kibernetikë përdorin metoda të reja dhe ndërtojnë shërbime keqdashëse.

Numri i kërcënimeve mobile është rritur për pothuajse 50 për qind gjatë tre muajve të parë të 2013-ës, nga 100 në 149 familje dhe variante, tha në raportin e vet F-Secure për tremujorin e parë të vitit 2013 që ishte lëshuar gjatë ditës së martë.

“Ekosistemi i sulmeve keqdashëse në Android është duke filluar që të ngjasojë atë që e kaplon Windows-in, ku furnizues mjaft të specializuar ofrojnë shërbime keqdashëse të komodizuara.”

Një shembull i kësaj është një program Trojan në Android i quajtur Stels që ishte shpërndarë përgjatë e-maileve të rremë të Shërbimit për “Fitime të Brendshme” të dërguara nga botneti spamues Cutwail gjatë tremujorit të parë të vitit 2013.

Këto e-maile spam përmbanin lidhje që dërgonin pranuesit tek një uebfaqe që iu kërkonte atyre që të shkarkonin dhe përditësonin softuerin e tyre Flash Player. Kjo teknikë e “përditësimit të rremë” është përdorur në të kaluarën për të shpërndarë sulme keqdashëse në Windows ose Mac.

“Duke instaluar të ashtuquajturin “Flash Player”, viktima padijeni i jep leje trojanit që të bëjë thirrje telefonike,” thanë hulumtuesit nga F-Secure. “Stels do të rris këtë leje për të mbledhur fitime duke vendosur thirrje të gjata derisa poseduesi i pajisjes është i përgjumur.” (PCWorld Albanian)

siguri android

Lajmet e fundit>