Lajmet

Faceboo ndryshon veçorinë e vetme unike të Slingshot-it

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Faceboo ndryshon veçorinë e vetme unike të Slingshot-it

slingshot_changeFacebook gjatë ditës së enjte përditësoi aplikacionin Slingshot për Android dhe iOS, duke e ndryshuar veçorinë e vet që e bën aplikacionin unik. Kur pranoni një fotografi ose video, mund të mos ju kërkohet që të dërgoni diçka prapa për ta parë përmbajtjen.

Dërguesit tani mund të zgjedhin nëse vërtet dëshirojnë të dërgojnë një pamje për ta zhbllokuar fotografinë ose videon e tyre. Përveç arnimeve të vrimave të zakonshme, regjistri deklaron: “Kapni një pamje për ta parë një pamje? Jo domosdo! Pasi ta kapni një foto ose video, tani mund të zgjidhni nëse doni ta dërgoni atë si pamje të kyçur ose të shkyçur.”

Pas dështimit të Poke, Slingshot është përpjekja e dytë nga kompania Facebook për ta përngjasuar Snapchat-in. Derisa kishte fillimisht interesim për të, ky aplikacion tani në fakt ka mungesë edhe aq të dëshirueshme të përdoruesve dhe kompania është duke eksperimentuar për të parë se çfarë mund të nxis interesimin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>