Lajmet

‘Faceboocalyps’: Facebook-u dje “e mbyti” internetin!

Feb 8 2013
0 Shpërndarje
‘Faceboocalyps’: Facebook-u dje “e mbyti” internetin!

Për shkak të një gabimi në Facebook Connect, përdoruesit e Facebook-ut dje për një kohë nuk kanë mundur te aksesojne faqet e internetit të disa mediumeve më të mëdha botërore.

Facebook-u në ditët e sotme është aq i integruar në tërë web-in sa që një problem i vogël në rrjetin e Zuckerberg-ut mund të ndikojë në të gjitha faqet e mëdha. Madje as Google nuk është aq i fortë – këtë e kanë konstatuar gazetarët e Business Insider pasi dje, për shkak të një bug-u të lidhur me Facebook Connect, nuk ishte i mundur aksesi në faqet e interneti të disa mediumeve më të mëdha në botë si New York Times, CNN, Huffington Post, Business Insider, Gawker e tjera.

Në vend të këtyre faqeve të përmendura, përdoruesit janë transferuar në faqen e Facebook-ut e cila ka njoftuar gabimin dhe për disa kohë nuk kanë mundur ti qasen faqeve të internetit të cilat ata dëshironin.

Ky problem nuk u shfaq te të gjithë përdoruesit, vetëm te ata të cilët gjatë vizitës së këtyre faqeve, ishin ndërkohë në Facebook – duke pasur parasysh se rrjeti i Zuckerberg-ut ka më shumë se një miliardë përdorues, është e qartë se një numër i madh njerëzish nuk kanë mundur ti qasen CNN-it, New York Times-it e faqeve të tjera.

Hakohet Twitteri: 250,000 përdorues duhet të ndërrojnë fjalëkalimet

Si gjithmonë në raste të tilla, përdoruesit i janë kthyer rrjetit social Twitter në të cilin i kanë komentuar këto probleme, ndërsa disa që nuk mund ti qaseshin faqeve të dëshiruara e quajtën këtë si “Facebookmageddon” dhe “Faceboocalyps”, derisa të tjerët arritën në përfundim se Facebook “e mbyti internetin”.

Menjëherë pasi ky problem u rregullua nga Facebook dërguan një njoftim për media në të cilin ata thanë se gjatë një periudhe të shkurtër kohore u shfaq një bug.

Kjo solli si pasojë që përdoruesit të cilët ishin në Facebook, kur deshironin te aksesonin faqe te tjera interneti ti transferonte përsëri në Facebook.com. Ata shtuan se këtë problem e kanë rregulluar shpejtë dhe më pas përdoruesit nuk kanë pasur probleme me transferimin e faqeve në Facebook. (PCWorld Albanian)

FACEBOOK cracking and crumbling - concept image

Lajmet e fundit>