Lajmet

Facebook: 12 shtatori është afati i fundit për kalimin e lojërave në monedha lokale

Jun 6 2013
0 Shpërndarje
Facebook: 12 shtatori është afati i fundit për kalimin e lojërave në monedha lokale

Facebook është duke sinkronizuar sistemin e vet për pagesë virtuale të Krediteve dhe sipas lajmërimit të bërë gjatë ditës së mërkurë, kjo ndërmarrje planifikon që të bëjë kalimin e të gjitha lojërave të ndërlidhura me rrjetin shoqëror me API të reja për pagesa lokale.

Migrimi është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për t’iu dhënë më tepër kontroll zhvilluesve të lojërave rreth furnizimit të përdoruesve me gjëra në lojërat e tyre. Aplikacionet e zhvilluara nga zhvilluesit e lojërave janë përgjegjëse për një pjesë të madhe të përfitimeve që Facebook i merr nga infrastruktura e vet e Pagimit, tha ndërmarrja gjatë raportit të vet të fundit vjetor.

API-ja e re, ose ndërfaqe për programim të aplikacionit, është dizajnuar për të adresuar shumë sfida që lidhen me sistemin e Krediteve në Facebook. API-ja zyrtarisht u lëshua të mërkurën për të gjithë lojtarët, lajmëroi në një postim në blog ndërmarrja Facebook.

Zhvilluesit e lojërave kanë 90 ditë që të kalojnë në pagesat e monedhave lokale; pas 12 shtatorit, sistemi virtual i pagesave me Kredite i ndërmarrjes Facebook më nuk do të mbështetet.

Pas asaj date, Facebook do të shndërrojë gjendjen aktuale të Krediteve në sasinë e njëjtë të të hollave në monedhën lokale ku blerja e tyre e parë kryhet me një aplikacion të përshtatshëm për monedhën e re lokale, tha një zëdhënëse e ndërmarrjes. Përdoruesit mund të vazhdojnë të shpenzojnë monedhat në aplikacionet e tyre që i kanë shndërruar në pagesa të reja lokale.

Gjendja aktuale e monedhave të përdoruesve nuk do të jetë e mundshme që të përdoret në lojërat që nuk kanë migruar.

Ky lëshim i API-së ndjek lajmërimin e ndërmarrjes Facebook të bërë gjatë vitit të kaluar që do të eliminonte Kreditet, që nuk ofrojë fleksibilitetin e çmimeve të dëshiruar nga zhvilluesit dhe ishte po ashtu tepër i ndërlikuar, tha Facebook. Për një gjë, Kreditet kanë vepruar si një monedhë dytësore në majë të një monedhe të ndarë brenda lojës për disa zhvillues, tha Facebook. (PCWorld Albanian)

facebook  monedha

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>