Lajmet

Facebook aktivizon profilet e verifikuara

May 31 2013
0 Shpërndarje
Facebook aktivizon profilet e verifikuara

facebookNjë prej problemeve kryesore të rrjetit social Facebook janë pikërisht profilet jo origjinale. Fatkeqësisht ekzistojnë me mijëra të tilla prandaj ashtu si Twitter, rrjeti gjigant social ka aktivizuar profilet e verifikuar.

Që tani e tutje një ikonë e vogël me ngjyrë blu do të përdoret për të treguar profilet e vërteta të figurave publike, njerëzve të famshëm apo faqet zyrtare të firmave si dhe faqet me një numër shumë të madh ndjekësish.

Përdoruesit tashmë do të kenë mundësi të identifikojnë personat e verifikuar thjesht duke kontrolluar ekzistencën e ikonës së vogël me ngjyrë blu në krah të emrit të tyre, në rezultatet e kërkimit dhe kudo tjetër ku shfaqet profili i tyre në Facebook.

Më në fund do të jetë e mundur të sigurohemi nëse faqja ku po regjistrohemi si fans është e vërtetë ose jo.

Verifikimi i profileve verifikohet nga ekipi i punës të Facebook që do të thotë se nuk është e mundur që ju vetë si përdorues t’i kërkoni kompanisë të verifikojë profilin tuaj edhe nëse bëhet fjalë për profile me një numër shumë të madh fansash.

Për përdoruesit është e mundur që të raportojnë llogaritë mashtruese me identitete jo të vërteta. (PCWorld Albanian)

fam page

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>