Lajmet

Facebook anketon përdoruesit Evropian për burimet e besueshme të informacionit

May 14 2018
0 Shpërndarje
Marrëdhënia mes Facebook dhe organizatave mediatike është acaruar muajt e fundit veçanërisht ato media me pikëpamje të pastra politike. Facebook anketon përdoruesit Evropian për burimet e besueshme të informacionit

Facebook ka nisur një fushatë anketimi duke pyetur përdoruesit Evropian për burimet më të besueshme të lajmeve në mënyrë që në të ardhmen të filtrojë dezinformimin.

Në Janar shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg tha se platforma do tu jepte prioritet lajmeve të cilësisë së lartë nga burime të besueshme për të luftuar keqinformimin.

Rrjeti social është kritikuar ashpër për mos parandalimin e lajmeve të rreme të zbuluara gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Marrëdhënia mes Facebook dhe organizatave mediatike është acaruar muajt e fundit veçanërisht ato media me pikëpamje të pastra politike.

Zuckerberg shprehej se kishte shumë keqinformimin dhe polarizim në botë dhe media sociale vetëm sa e kishte përkeqësuar situatën.

Kompania me 2 milion përdorues aktivë në muaj kërkoi ndihmë nga anëtarë e platformë për të përcaktuar burimet e besueshme të informacionit.

Aktualisht anketat po realizohen për përdoruesit në Britani, Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>