Lajmet

Facebook aplikon disa ndryshime për rritjen e platformës në drejtim të postimeve publike

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
Facebook aplikon disa ndryshime për rritjen e platformës në drejtim të postimeve publike

facebook-embed-970x0Në mbështetje të përpjekjes së Facebook-ut për zhvillimin si një platformë e përqëndruar në postimet publike, kompania ka prezantuar para pak kohësh ndryshimet ndaj butonave “pëlqej” dhe “shpërndaj” dhe sapo ka përmirësuar postimet e integruara.

Butonat e rinj “pëlqej” (like) dhe “shpërndaj” (share) mund të integrohen në uebfaqet e ndryshme për të inkurajuar lexuesit të rekomandojnë ose të shfaqin përmbajtje të ndryshme ndaj njerëzve të tjerë.

Sipas Facebook-ut, këta butona kanë ndikuar në rritjen e aktivitetit të pëlqimeve dhe shpërndarjeve me 5%. Kompania ka përfunduar ridizajnimin e këtyre butonave në muajin nëntor, por vendosi që pikërisht të mërkurën t’i bëjë ato të disponueshme për publikun e përgjithshëm.

Përsa i përket postimeve të integruara, përdoruesit tashmë do të kenë mundësi të përshtatin gjerësinë e materialit që do të publikojnë, që do të thotë se do të kenë më tepër kontroll ndaj mënyrës se si duken postimet e integruara në uebfaqet e ndryshme.

Ndërsa për ata që përdorin versionin mobil të Facebook-ut, përmasat e materialeve të publikuara do të përshtaten automatikisht sipas përmasave të ekranit. Që tani e tutje, në qoftë se dëshironi të publikoni për shembull një video muzikore, do të keni mundësi të përshtatni përmasat e gjerësisë së postimit.

Çuditërisht nuk mund të ndryshoni lartësinë. Gjithsesi, duhet të keni parasysh të qëndroni midis 330 – 750 piksel për të shmangur shtrembërimin.

Të gjitha ndryshimet që përmendëm nuk janë madhore, por ato theksojnë se sa të rëndësishme janë për kompaninë postimet publike.

Edhe ndryshimet më të vogla mund të shkaktojnë rritje të konsiderueshme të trafikut për materialet e publikuara.

Duke marrë parasysh se Facebook-u po përpiqet gjithnjë e më shumë që të inkurajojë përdoruesit të shpërndajnë materiale publike ose lajme të vërteta që ia vlen të lexohen, mund të themi se optimizimi i këtyre opsioneve është i rëndësishëm. Ja se si do të dukej një postim i integruar të cilit i është përshtatur gjerësia. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>