Lajmet

Facebook ballafaqohet me ankesa për shkelje të privatësisë së përdoruesve

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
Facebook ballafaqohet me ankesa për shkelje të privatësisë së përdoruesve

facebook-faces-federal-complaint-for-violating-user-privacySipas një ankese të parashtruat te Komisioni Federal Tregtar amerikan nga një grup për mbrojtjen e të drejtave të privatësisë, Facebook shkeli ligjin kur studioi emocionet e përdoruesve të vet pa dijeninë ose pajtimin e tyre.

I paraqitur gjatë fundit të javës së kaluar nga Qendra për Privatësi të Informacioneve Elektronike, me bazë në Uashington, veprimi dyshohet që ka mashtruar përdoruesit e rrjetit social kur në fshehtësi kreu një eksperiment psikologjik të përgatitur për të përcaktuar nëse shikimi i përditësimeve pozitive ose negative në furnizuesit e tyre me lajme do të kishte ndikim se si përdoruesit ndiheshin.

Në kohën e eksperimentit, “Facebook nuk deklaroi në Rregullin e Përdorimit të të Dhënave që të dhënat e përdoruesit do të përdoren për qëllime hulumtuese. Facebook po ashtu dështoi në informim të përdoruesve që informacionet e tyre personale do të ndahen me hulumtuesit,” thuhet në ankesë.

“Kompania qëllimisht ka vepruar keq me mendjet e njerëzve.” Dokumenti prej 13 faqesh deklaron që për më tepër se një javë në vitin 2012, përafërsisht furnizuesit me përditësime për 700 mijë përdorues ishin manipuluar qëllimisht në mënyrë që përdoruesit të shihnin më tepër lajme që ishin ose me emocione pozitive, ose emocione negative. Në përfundim të studimit, hulumtuesit raportuan që “gjendjet emocionale mund të barten tek të tjerët përgjatë ngjitjes emocionale, duke çuar njerëzit në përvojën e njëjtë pa dijeninë e tyre,” thuhet në ankesë.

Facebook iu përgjigj ankesës me një deklaratë në të cilën thuhet: “Kur dikush regjistrohet për Facebook, ne gjithmonë iu kërkojmë leje për të përdorur informacionet e tyre për të ofruar dhe përmirësuar shërbimet që ofrojmë. Sugjerimi që ne kryem ndonjë hulumtim pa ndonjë leje është tërësisht shpikje.” Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Demokraci Dixhitale tregoi për USA Today që ai ka kontaktuar rregullatorët amerikanë për praktikat e Facebook-ut dhe mund të vendos që të paraqes ankesën e vet. “Ne jemi duke folur për FTC-në javën e ardhshme rreth shkeljes së mundshme,” tha Chester. Facebook tashmë është nën hetime nga rregullatorët britanikë.

Sheryl Sandberg, që është zyrtari i lartë i kompanisë, kërkoi falje më 3 korrik, duke thënë që studimi, që ishte pjesë e një “hulumtimi që po vazhdon” për të testuar produktet, ishte “paraqitur keq.” Pa marrë parasysh këtë, eksperimenti ka nervozuar përdoruesit e rrjetit social Facebook, shumë prej të cilëve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në Facebook ose rrjete të tjera sociale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>