Lajmet

Facebook bën ndryshime në garën “hackathon”

May 4 2013
0 Shpërndarje
Facebook bën ndryshime në garën “hackathon”

Ndoshta i përdorni shpesh, por me siguri nuk e keni ditur që butoni Like, kohështrirja (Timeline) dhe Chati, janë veçori të cilat janë arritur gjatë garave “hackathon” të cilat i ka organizuar Facebook në të kaluarën, e cila faktikisht është mbajtur këto ditë, ku inxhinierët softuerikë bashkohen dhe gjatë një periudhe të shkurtër kohore mundohen që të shpikin ndonjë gjë origjinale, e cila pastaj mund të bëhet publike në një prezantim prej tre minutash.

Ngjarja e cila filloi gjatë ditës së enjte, e titulluar si “Project Mayhem” filloi gjatë orës 11 para dite, sipas kohës lokale të Kalifornisë dhe vazhdoi deri në ora 2 pas dite, gjatë ditës së premte. Me strukturë më fleksibile, Facebook dëshiron që të përkrahë më tepër punëtorë për të marrë një ditë pushimi nga puna e tyre ditore dhe të përfshihen në kodim.

“Le ta marrim këtë ditë për ta bërë këtë, dhe pastaj nëse unë kam nevojë të bëjë më tepër, ne mund të angazhohemi dhe ta përfundojmë gjatë natës”, tha menaxheri i inxhinierisë në ndërmarrjen Facebook, Pedram Keyani, i cili organizon hackathonat.

Projekti Mayhem është gjithashtu “hackathoni” i parë që ofron mësime për punëtorët, në tema duke përfshirë programimin në PHP, virtualizimi i të dhënave dhe madje mashtrimin, tha Facebook.

Hackathoni i gjatë do të mund të ndihmonte posaçërisht zhvillimin e produkteve mobile, që shpesh kërkojnë planifikim dhe zhvillim më të kujdesshëm se as produktet e bazuara në ueb, tha Keyani.

Duke e njohur rëndësinë e mobilerisë, Facebook i vendosi platformat e smartfonëve në qendrën e zhvillimit të vet vitin e kaluar, por janë disa konsiderime të reja për mobierli. “Tani është një përqendrim i madh në mobileri, pa të njëjtin fleksibilitet si uebi”, tha Keyani. “Ne thjesht jemi duke u adaptuar”.

Microsoft sponsorizon konkursin e parë të teknologjisë (Hackathon) për femra

Gjatë këtij viti, “hackathoni” do të jetë më i gjatë në krahasim me vitet e kaluara, ndërsa arsyeja për këtë sipas inxhinierit softuerik, Bob Baldwin, është që të nxisë punëtorët që të përdorin më tepër kohë për të ndërtuar prototipe më të mëdha që nuk do të mund të ndërtoheshin në disa orë. (PCWorld Albanian)

hackathon facebook

Lajmet e fundit>