Lajmet

Facebook bie në sulmin e hakerave

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Facebook bie në sulmin e hakerave

Facebook është shprehur përmes një deklarate se ka qenë shënjestër i një sulmi tepër të sofistikuar të hakerave, por nuk ka asnjë provë që tregon se mund të jenë cënuar të dhënat e përdoruesve.

Sulmi vjen dy javë pasi Twitter u kërkoi 250.000 përdoruesve të rivendosnin fjalëkalimet e tyre për shkak se sistemi ishte hakuar. Po atë javë, edhe The New York Times dhe The Wall Street Journal raportuan se ishin hakuar.

Ekosistemi i Facebook-ut ishte shënjestruar muajin e kaluar, kur disa prej punonjësve të kompanisë vizituan një faqe zhvilluesish mobile e cila përmbante kode dashakeqëse. Këto të fundit u instaluan në kompjuterat e tyre të punës, por menjëherë pas kësaj u morën të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sistemit, ndërsa hetimi është ende në proçes e sipër.

Kompania u shpreh se nuk ka prova të kompromentimit të të dhënave të përdoruesve. Ata nuk kanë ende asnjë pistë për origjinën e sulmit apo për personat përgjegjës prapa tij.

Sulmi u identifikua nga grupi i sigurisë së kompanisë, të cilët kishin pikasur një domain të dyshimtë në historikun DNS të korporatës. Ata ndoqën rrugën brenda kompanisë për të parë se nga cili punonjës kishte hyrë në sistem ky maluer dhe zbuluan se faqja nga ku buronte ky kod dashakeqës përdorte një sulm ‘zero-day’ për të anashkaluar mbrotjet e Java-s.

Facebook u shpreh se vuri menjëherë në dijeni Oracle, i cili nxorri përditësimet e fundit për të adresuar këtë dobësi, në datën 1 shkurt. (PCWorld Albanian)

Facebook

Lajmet e fundit>