Blog

Facebook blen aplikacionin e komplimenteve anonime “tbh”

Oct 17 2017
0 Shpërndarje
Për fat të mirë të gjitha pyetjet janë pozitive ndryshe nga Yik Yak dhe përdoruesit nuk kanë pse ti tremben ngacmimeve. Facebook blen aplikacionin e komplimenteve anonime “tbh” Photo Source: tbh

Rrjeti social Facebook bleu aplikacionin e feedback-ut anonim, tbh. Ky i fundit debutoi për herë të parë në muajin Gusht dhe është i disponueshëm vetëm në 35 shtete të Amerikës.

Çfarë është tbh?

Është një aplikacion dizajnuar që ju tu dërgoni komplimente të tjerëve duke përdorur anketat. Ju përgjigjeni disa pyetjeve rreth kontakteve tuaja dhe përgjigje dërgohen në formën e komplimenteve. Dhe çdo gjë është anonime.

Konkretisht ju përzgjidhni një prej katër personave që njihni me “buzëqeshjen më të bukur” dhe personi që ju përzgjidhni merr një mesazh i cili thotë se dikush mendon për ju se keni buzëqeshjen më të bukur.

Për fat të mirë të gjitha pyetjet janë pozitive ndryshe nga Yik Yak dhe përdoruesit nuk kanë pse ti tremben ngacmimeve.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar. Aplikacioni vjen për të përmbushur nevojat emocionale të përdoruesve ndryshe nga fokusi i internetit sot drejt një komunikimi të hapur.

Tbh thotë se asgjë ska për të ndryshuar dhe ekipi do të vijojë të ndërtojë veçori të reja. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>