Lajmet

Facebook blen motorin kërkimit TheFind. Synon të rrisë impaktin e reklamimit të produkteve online

Mar 15 2015
0 Shpërndarje
Facebook blen motorin kërkimit TheFind. Synon të rrisë impaktin e reklamimit të produkteve online

1200x-1

Gjigandi i rrjetit social Facebook ka blerë TheFind, një motor kërkimi për blerjet online në sajë të qëllimit të kompanisë për të bërë më shumë para nga përdoruesit që blejnë online. Shtojcat e kësaj uebfaqe do të integrohen automatikisht në shërbimin e reklamimit të Facebook, deklaroi një burim i brendshëm. Teknologjia e TheFind pritet të ndihmojë që reklamat në Facebook të jenë më të orientuara rreth produkteve.

Ndërkohë që Facebook është përpjekur të gjejë mënyra për të përfituar nga ata përdorues që kërkojnë produkte për të blerë në këtë rrjet social, ajo nuk ja arritur me sukses. Për shembull kompania vendosi të ndërpriste një shërbim që dërgonte letra urimi për ditëlindje. Tanimë duket se Facebook po i fokuson përpjekjet e saj në tregtinë online dhe kryesisht në reklamat e lidhura me të, ndaj dhe në rrejtin social shfaqen lidhje të drejpërdrejta të lidhura me blerjen e produkteve. Veç kësaj kompania është duke testuar dhe butonin ‘Buy’ (Blej) për blerje direkte.

Facebook tha gjatë një deklarate se biznesi i tyre ka të bëjë më lidhjen e njerzve me kompani, marka dhe produkte që i interesojnë atyre dhe TheFind për të arritur këtë qëllim mëse miri. TheFind gjithashtu do të kontribojë në një Facebook më inteligjent duke ndaluar shfaqjen e reklamave të produkteve që tashmë janë blerë nga një përdorues. Ky blerje u bë publike ditën e premte pa bërë të ditur detaje rreth kushteve të marrëveshjes. (PC World Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>