Biznes

Facebook blenë shërbimin e fotografive Divvyshot

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Facebook blenë shërbimin e fotografive Divvyshot

Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar, por është e qartë se si me blerjene  Parakey – dhe madje me blerjen edhe më të madhe FriendFeed – kjo është një blerje e projektuar për të marrë ekipin e inxhinierëve në bord.

Divvyshot, që filloi me mbështetje nga inkubatori Y Combinator, lejon shkëmbim grupor të imazheve:  përdorues të shumtë mund të editojnë albume, të cilat janë të grupuara rreth ngjarjeve dhe vende të ndryshme. Si pjesë e blerjes, shërbimi do të jetë ndalë funksionimin.

“Divvyshot duke filluar nga sot do të fillojë me fikjen e ngadaltë të operacioneve,” shpjegoi njoftimi. “Përdoruesit ekzistues mund të vazhdonin të përdorin Divvyshot, por llogari të reja nuk do të lëshohen dhe aplikacioni ynë për iPhone nuk do të jetë në dispozicion për shkarkim.” Brenda gjashtë javëve Divvyshot.com do të përcjellë tërë trafikun drejt Facebook.

Si pjesë e blerjes, sipas të cilës “shumë asete të kompanisë” janë bërë pronë të Facebook, themeluesi Sam Odio, si dhe dy punonjësit e tjerë të kompanisë, Michael juan dhe Paul Carduner, do të jenë pjesë e ekipit që punon në Facebook aplikacionin për foto-shkëmbim. Facebook Photos, është destinacioni më i popullarizuar në botë për shkëmbim të fotografive, dhe që sheh më më shumë se 3 miliard ngarkime të fotografive çdo muaj.

Lajmet e fundit>