Biznes

Facebook bllokon Twitter-in

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
Facebook bllokon Twitter-in

Veçoria do tu mundësonte përoduresve që të kalojnë përmes kontakteve në Facebook dhe të krahasojnë atë listë me përdoruesit në Twitter, duke ofruar gjëra si profili në Twitter dhe një link për të shkuar tek profili përkatës.

Por tani, kur tentohet të përdoret ky aplikacion në rrjetin e popullarizuar social, paraqitet një mesazh që thotë: “Duket se lidhja mes Facebook dhe Twitter nuk po funksionon” dhe se “ne jemi duke punuar me Facebook për të zgjidhur problemin”.

Para kësaj, thuhej se Facebook ka “bllokuar” aplikacionin e Twitter nga kërkimi i çfarëdo liste miqësh të përdoruesve të saj.

Josh Elman, që postoi rreth veçorisë së re në blogun e kompanisë më herët gjatë ditës së mëkurë, paraqiti një përditësim që theksoi se problemi besohet të jetë nga ana e Facebook.

Një zëdhënës i Twitter më pas konfirmoi për CNET se problemi ishte për shkak të asaj se Facebook po bllokon aplikacionin.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, një zëdhënës i Facebook riformuloi deklaratën duke thënë se në fakt këto dy kompani po punojnë së bashku për të “zgjidhur problemin”, megjithëse nuk ishte në gjendje të jep një afat kohor apo konfirmim se kur do të ri-paraqitet kjo veçori e re.

Facebook ka bërë një fikje të ngjashme me aplikacionin e Plaxo-së për Facebook në vitin 2008. Plaxo, që është i specializuar në menaxhim të kontakteve, krijoi një vegël që do të importonte të dhënat nga Facebook në të dhënat e tij në mënyrë që ai të mbajë gjërat në sinkronozim.

Por Facebook bllokoi sërish, e kësaj radhe ishte aplikacioni që po përmblidhte të dhëna e gjithashtu largoi edhe disa përdorues që ishin duke e testuar atë, duke theksuar se kjo është një shkelje e të drejtave të përdorimit të shërbimeve të saja.

Lajmet e fundit>