Blog

Facebook censuron foton e statujës së zhveshur të zotit grek të detit, Neptun

Jan 3 2017
0 Shpërndarje
Facebook censuron foton e statujës së zhveshur të zotit grek të detit, Neptun

nepture-bolognaFacebook i ka kërkuar një historianeje italiane të artit për të hequr një foto të zotit të detit Neptun nga faqja e saj. Statuja bronzit 3.2 metër e lartë ndodhet në Piazza del Nettuno, në Bolonja, Itali.

Elisa Barbari e zgjodhi foton për faqen e saj të Facebook, të quajtur “Histori, kuriozitete dhe pamje nga Bolonja”.

Megjithatë, Facebook i tha asaj se fotoja binte ndesh me rregullat e tyre sepse “përfaqësonte një imazh me përmbajtje që është dukshëm seksuale”.

Unë doja që të promovoja faqen time por duket se për Facebook statuja është një imazh seksual që tregon shumë lëkurë. Me të vërtetë, Neptuni? Kjo është një marrëzi!” tha zonja Barbari, sipas The Daily Telegraph.

Facebook i tha asaj: “Përdorimi i imazhit nuk u aprovua sepse bie ndesh me rregullat e Facebook për reklamimin. Ai prezanton një imazh me përmbajtje që është e dukshme seksuale dhe e cila tregon një pjesë shumë të madhe të trupit, duke u përqendruar pa arsye në pjesë të trupit.

Në një publikim në Facebook, Zonja Barbari shkroi: “Më përpara në vitet 1950, përgjatë festimeve për arsimimin e fëmijëve në shkolla, ato e mbulonin Neptunin. Ndoshta Facebook do të preferonte që statuja të vishej përsëri.

Në nëntor, Facebook u detyrua që të kërkonte falje për heqjen e një fotoje të një ish zjarrfikësi me shenja të rënda djegie. Rrjeti social hoqi dy herë një foto  të Lasse Gustavson pasi shoku i tij, Bjorn Lindeblad, e postoi fotografinë për festuar ditëlindjen e tij të 60-të (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>