Blog

Facebook Chat… nuk ka më lidhje me chat!

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Facebook Chat… nuk ka më lidhje me chat!

Për tu pëlqyer në sistemin e ri nuk ka asgjë. Jo që po zbulojmë ndonjë risi, por këtë e kanë thënë shumë mediume të mirënjohura që përcjellin industrinë e IT’s, dhe së fundi në një artikull në Gizmodo vetëm sa u shtua numri i kritikave.

Në të kaluarën…

Facebook Chat shfaqte vetëm ata njerëz me të cilët dëshironit të bisedoni në dritaren e chat. Dhe vetëm ata që ishin online shfaqeshin para juve. Ndoshta ishte kështu sepse kishte kuptim. Pra, që ata t’ju përgjigjen. Për të bërë një bisedë duhen dy e më shumë persona. Ju shkruani, tjetri përgjigjet dhe kështu bëhet chat në kohë reale. Por kjo ishte në të kaluarën…

Sistemi i ri…

Sistemi i ri, tërësisht injoron natyrën e bisedimit në kohë reale dhe ka shfaqur këtë ide të çuditshme se chat është sikurse dërgimi i email, por paksa më i shkurtër. Apo e kundërta… kjo është edhe arsyeja pse ata kanë bashkuar sistemin e chat dhe të mesazheve në një inbox të vetëm.

Për Facebook kjo ka kuptim. Për përdoruesit, kjo është e padobishme, joproduktive dhe rezultatet janë një humbje e plotë e hapësirës, dhe një renditje emrash para fytyrës suaj që nuk luajnë rolin që duhet të luajnë por thjeshtë ju hutojnë.

Në vend se t’ju prezantoj njerëzit që janë online dhe me të cilët dëshironi të bisedoni , Facebook tani po shfaq një listë të gjatë me miqtë tuaj, por një listë që është e pakuptimtë – Facebook thekson se është e ndërlidhur me supozimin se me kë do të ishit të interesuar të bëni chat. Mirë nëse është kështu, pse shfaqen të gjithë, qofshin online apo jo… sistem i mençur nga ana e Facebook!

Një gjë duhet të pranohet se koncepti i Facebook për të supozuar miqtë me të cilët do të dëshironit të bënit chat është i vlefshëm (në praktikë, shumica e supozimeve të Facebook nuk po funksionojnë dhe shpesh po shoh miq të mijë të shfaqur në listë të chat’it që asnjëherë nuk hyjnë online…) 

E pse pra duhet t’i shohim të gjithë pavarësisht statusit? Edhe ajo pika e gjelbër që po tregon se janë online po e kompleton sistemin. Por nuk përfundon me kaq. Facebook thekson se nuk do t’ju shfaq online pranë njerëzve që nuk janë aktiv në listën tuaj të chat’it, edhe pse këta njerëz do të shfaqen para syve tuaj (ju thash në praktik kam miq që nuk përdorin chat kurrë dhe prapë po i shoh aty ku nuk duhet). 

T ë shpresojmë se Facebook do të rregullojë këto telashe dhe do të shfaq ndonjë opsion që mund të prezantoj vetëm miqtë që janë online apo vetëm njerëzit online në një listë të caktuar të krijuar prej jush… por mos të harrojmë Facebook na pati premtuar se do t’i rikthejë shkronjat e mëdha kur ndryshoi madhësinë e shkronjave në status, por kështu nuk ndodhi. Kjo kompani është e njohur për mos plotësimin e kërkesave të përdoruesve. Reagon vetëm atëherë kur reagojnë të gjithë… ndoshta ka ardhur koha të hapim një faqe “Një milion shqiptar për të ndërruar chat’in në Facebook”! /pcworldalbanian

… imazhi Reddit.com

Lajmet e fundit>