Lajmet

Facebook Chat Pro rregullon njoftimet dhe privatësinë për Messenger

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Facebook Chat Pro rregullon njoftimet dhe privatësinë për Messenger

Facebook chat proChrome: Facebook Chat Pro ju ofron kontroll nëse të tjerët mund të shohin nëse e keni lexuar një porosi apo jo, të ndryshojë paraqitjen e njoftimeve dhe mundësimin e tingujve gjatë shkrimit.

Instaloni shtojcën për Chrome dhe ikona e Facebook Chat Pro në shiritin me mjete iu mundëson që të ndalni njoftimet për 5, 10, 30 ose 60 minuta me një klikim. Menuja me opsionet e shtuara ka shumë më tepër opsione.

Ju mund t’i parandaloni shokët që të shohin se ju e keni parë një porosi, të largoni porosinë “Emri juaj është duke shkruar” kur jeni duke shkruar dhe të aplikoni një stil me tingujt e shkruesit.

Ju po ashtu mund të zgjidhni për sekonda të shfaqet një ngritje për njoftim. Është një shtojcë e dobishme për ta përdorur nëse e përdorni shumë Facebook Messenger-in, posaçërisht për shkak të ndalimit të paraqitjes së njoftimeve për një periudhë të shkurtër me disa klikime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>