Lajmet

Facebook Chat Re-Enabler e rikthen chat-in në aplikacionin kryesor Facebook

Nov 23 2014
0 Shpërndarje
Facebook Chat Re-Enabler e rikthen chat-in në aplikacionin kryesor Facebook

lswcnuyiacpoftd8tzteAndroid: Rrjeti social Facebook i detyroi përdoruesit e tij të kalojnë në aplikacionin e ndarë Messenger. Ajo që mund të mos keni dëgjuar është që funksioni është ende në aplikacionin kryesor të Facebook-ut. Facebook Chat Re-Enabler e kthen atë. Për arsye të panjohura, Facebook asnjëherë nuk e largoi kodin për porositë nga aplikacioni i vet primar. Lajmi i mirë është që ju mund ta lëshoni atë (për momentin).

Një përdorues i forumit të famshëm XDA krijoi Facebook Chat Re-Enabler për ta rikthyer chat-in në aplikacionin kryesor. Thjesht shkarkoni APK-në këtu dhe hapeni atë. Aplikacioni punon në prapavijë. Herën e ardhshme kur e hapni aplikacionin Facebook, seksioni i mesazheve duhet t’iu mundësojë që të dërgoni mesazhe, në vend se të shkoni tek aplikacioni i ndarë Messenger. Vetëm sigurohuni që fillimisht ta fshini Messenger-in përpara se ta instaloni Facebook Chat Re-Enabler.

Natyrisht, me një aplikacion të tillë nuk ka ndonjë garanci që do të punojë përgjithmonë. Në fakt, nuk ka ndonjë garanci që do të punojë deri në fund të këtij muaji. Sidoqoftë, kodi për porosi ka qenë në aplikacionin kryesor për disa muaj tashmë, kështu që mbase mund të kemi fat që ta kemi në dispozicion këtë veçori edhe më gjatë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>