Vëzhgim

Facebook Comments po i bënë ueb faqet më të mençura!

Aug 22 2011
0 Shpërndarje
Facebook Comments po i bënë ueb faqet më të mençura!

Siç duket aplikimi i Facebook Comments në blogje dhe ueb faqe është duke rezultuar me diskutime të kualitetit më të lartë, si dhe me rritjen e trafikut në ueb faqe. Arsyeja për këtë? Llogaritë origjinale dhe të verifikuara nga Facebook.

“LA TImes” ka qenë duke shfrytëzuar komentet e zakonshme dhe komentet përmes Facebook krah për krah për disa muaj, dhe sipas Jimmy Orr (Managing Online Director), “niveli i dallimit ishte mjaft i theksuar”, duke shpjeguar se komentet përmes Facebook kanë kërkuar shumë pak redaktim, ndërsa komentet tradicionale janë futur në nivelin më të ulët të komentimit si racizëm, kërcënime, sharje, etj.

Diçka e këtillë nuk pranohet me lehtësi nga të gjithë që janë online – vetëm keni parasysh sa debati është duke shkuar rreth përdorimit të emrave të vërtetë në Google Plus – por nëse sugjerohet se potenciali drejt largimit prej listës së emrave fals në komentet e zakonshme është i pranishëm, therr[ mund të thuhet se po shfaqet një lëvizje drejt debateve dhe replikave më të kulturuara në internet.

Edhe PCWorld Albanian është duke tentuar të bëjë kalimin në sistemin e komentimit përmes Facebook, por CMS që kemi në shfrytëzim tani është duke na paraqitur ca kufizime në këtë aspekt. Megjithatë këto pritet të ndryshojnë brenda një të ardhme të afërt, kur të kemi gati edhe një ndryshim të ri në dizajnin e ueb faqes sonë…/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>