Lajmet

Facebook del në mbrojtje të kontrolleve të privatësisë së Graph Search për adoleshentët

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Facebook del në mbrojtje të kontrolleve të privatësisë së Graph Search për adoleshentët

Facebook po punon shumë për të siguruar përdoruesit e tij se motori i ri i kërkimit i dizenjuar për të zbuluar çdo lloj informacioni brenda faqes së Facebook, Graph Search, nuk dëmton të drejtat e privatësisë për minorenët.

“Si të gjitha produktet tona, ne e dizenjuam Graph Search duke marrë parasysh nevojat unike të adoleshentëve në Facebook,” kompania deklaroi në një post blogu duke dashur të qartësonte se si Graph Search shfaq rezultatet e njerëzve midis moshës 13 deri në 17 vjeç.

Si fillim, ato çfarë minorenët më së shumti postojnë në Facebook si shtime informacionesh në faqen e tyre apo ndarjen e një statusi, maksimumi mund të ndahen me miqtë e miqve. Me Graph Search çdo informacion që mund të identifikojë personin nga mosha apo nga vendodhja do të ndahet vetëm me shokët e shokëve të atij personi nëse kërkimi do të bëhet nga dikush me moshën midis 13-17 vjeç, tha kompania.

Shokët e profilit të minorenit mund të shohin vendodhjen apo edhe moshën pavarësisht moshës së kërkuesit. Por, “Si gjithmonë kini parasysh që çfarëdo që të hidhni në Facebook përdorni gjykimin tuaj dhe bëjeni me përgjegjësi” tha kompania. Graph Search është dizenjuar për ti dhënë përdoruesve më shumë opsione në renditjen e temave dhe interesave të tyre bazuar tek shokët.

Ky funksionalitet i lejon përdoruesit të kërkojnë sipas interesave specifike dhe pëlqimeve që shokët e tyre kanë, për shembull : Përdoruesit mund të kërkojnë me: “Restoranti Italian në Portland që miqtë e mi pëlqejnë” apo “Shokët që jetojnë në New York që kanë studiuar në universitetin Stanford”. Rrjeti social po punon të rrisë numrin e përdoruesve që do ta përdorin këtë shërbim. Sipas mbrojtësit të konsumatorëve John Simpsion “Posti i Facebook thjeshtë vë në dukje shqetësimet mbi funksionet e kontrollit të privatësisë dhe pjesa më e rëndësishme mbani mend ‘të kini kujdes me çfarë postoni në faqen tuaj”.

Disa të tjerë mendojnë se implikimet e privatësisë së Graph Search nuk janë edhe aq shqetësuese sa mungesa e informacionit se si kontrollet e privatësisë punojnë. Për shkak se kompania ka nxjerrë seri të reja fuksionesh përgjatë viteve për menaxhimin dhe ndarjen e përmbajtjes, është e vështirë që njerëzit të kenë një bindje se çfarë postojnë dhe me kë e ndajnë këtë postim, tha Justin Brookman, drejtor i privatësisë së konsumatorëve tek Qendra për Demokraci e Teknologji.

Facebook prezanton motorin e kërkimit “Graph Search”

Njerëzit mund të pyesin veten se çfarë janë realisht në gjëndje të kontrollojnë, shtoi ai. Graph Search, i cili ka si qëllim indeksimin e 1 trilion lidhjeve të Facebook, është akoma vite të tëra mbrapa kompletimit, deklaroi Mark Zuckerberg gjatë një konference shtypi. (PCWorld Albanian)

Graph search

Lajmet e fundit>