Biznes

Facebook dëshiron një web më të mençur, më të personalizuar

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Facebook dëshiron një web më të mençur, më të personalizuar

“Versioni i ardhshëm i platformës së Facebook vendos njerëzit në qendër të webit. Ajo ju lejon të formoni eksperiencat tuaja online dhe t’i bëni ato më sociale” shpjegoi Zuckerberg.

“Për shembull, nëse ju pëlqen një bend si Pandora, ajo informatë mund të bëhet pjesë e grafikës kështu që më vonë kur vizitoni një faqe koncerti, ajo faqe mund t’ju tregojë kur do të arrijë bendi afër zonës suaj. Fuqia e grafikut të hapur është se ndihmon në krijimin e një webi më të mençur më të personalizuar, që bëhet më i mirë me secilin veprim”.

Sipas Zuckerberg, e ardhmja e webit do të mbushet me një term të quajtur “eksperienca të personalizuara”, që është edhe arsyeja pse kompania ka qenë duke bashkëpunuar me tre partnerë të para-zgjedhur: Microsoft (Docs), Yelp dhe Pandora.

“Kjo ju ofron një shikim të vogël drejt së ardhmes që po ju pret, në të cilën mund të kyçeni pa pasur nevojë të kyçeni përsëri apo të lidheni. Për shembull, tani nëse jeni të kyçur në Facebook dhe shkoni tek Pandora për herë të parë, ajo menjëherë mund të fillojë të lëshojë këngë nga bende që ju keni pëlqyer anembanë webit”.

“Dhe gjersa ju po dëgjoni muzikë, ajo mund t’iu tregojë miq që gjithashtu pëlqejnë të njëjtën këngë si ju, dhe ju më pas mund të klikoni dhe të shihni muzikën tjetër që e pëlqejnë ata”.

Gjatë ditës së mërkurë kur u prezantuan ndryshimet e reja në Facebook, u paralajmëruan edhe disa ndryshime në privatësi të cilat dikë do ta bëjnë nervoz. Padyshim që lejimi i disa faqeve të caktuara të faqes së tretë për të pasur qasje në informatat personale të përdoruesve mund të jetë diçka problematike.

Gjithashtu Facebook ka paralajmëruar edhe kërkimin në kohë reale në faqe të dorës së tretë, ngjashëm sikurse shërbimi i Twitter. Facebook ka paralajmëruar se postimet publike të përdoruesve do të ofrohen në faqe kërkuese si Google dhe Bing.

Lajmet e fundit>