Ja se si

Facebook dëshiron të dijë çdo gjë

Sep 23 2011
0 Shpërndarje
Facebook dëshiron të dijë çdo gjë

Por ajo çka premton të jetë biznes i madh për Facebook mund të jetë një barrë e rëndë për përdoruesit e saj, të cilët do të shohin çfarëdo aktiviteti që bëjnë përmes aplikacioneve të caktuara në Facebook të publikuara menjëherë në kuadër të faqes së rrjetit social. 

Fal një versioni të ri të platformës së zhvilluesve Open Graph – një ndryshim në Facebook i quajtur më i rëndësishmi për këtë platformë qysh prej se është lansuar në vitin 2007 – në momentin që përdoruesit pajtohen për të lejuar aplikacionin të qaset në profilin e tyre, bashkëveprimi me atë aplikacion do të shfaq në mënyrë automatike përditësime që tani shfaqen në anën e djathtë të Facebook News Feed. 

Nëse dëgjoni një këngë në shërbimin muzikor Spotify (që nuk funksionon në asnjërin prej shteteve në rajonin tonë), miqtë tuaj do të shohin këngën që jeni duke dëgjuar. Lexoni një artikull në një prej aplikacioneve dhe ai do të transmetojë në Facebook titullin e tregimit që po lexoni. Veprimet e shkëmbyera në Facebook do të dallojnë prej aplikacioni në aplikacion, ku për shembull aplikacioni i gatimit do të shfaq përditësime më ndryshe prej atij të fitensit.

Zuckerberg theksoi se ndryshimi në aplikacione do të mundësojë që përdoruesit të shkëmbejnë “shumë më shumë” sesa më parë: jo vetëm që ai sheh potencial për industri të reja si “lifestyle” dhe “media”, për të integruar veçoritë e reja sociale por Open Graph sipas tij eliminon nevojën për të pyetur secilën herë që poston në listën transmetuese të një përdoruesi.

Kjo i mundëson procesit të shkëmbimit të bëhet më i automatizuar dhe më i shpeshtë, që në kthim i jep Facebook’ut një host të të dhënave të reja për rreth 800 milion prëdouresit e saj që mund të shfrytëzohen për të shitur dhe personalizuar reklama. 

Por kjo nuk ishte e vetmja gjë e theksuar nga ana e Zuckerberg gjatë fjalimit të tij në konferencë. Në vend të kësaj CEO u fokusua në përdoruesit e Facebook dhe përfitimet e tyre prej kësaj kategorie të re të aplikacioneve. Ai prezantoi idenë se aplikacionet sociale do të jenë një mundësi e mirë dhe pa pengesa për të shkëmbyer dhe të ofruar një burim të “lëvizjeve në kohë reale”.

“Spotify nuk do të ketë nevojë t’ju pyet çdo herë që bëni diçka dhe ajo shton aktivitetet në timeline, si një përvojë pa pengesa” tha ai. “Ju do të zbuloni një sasi të madhe të muzikës në këtë formë”. Edhe pse opsionet e shkëmbimit do të ndryshojnë prej aplikacioni në aplikacion dhe përdoruesit e Facebook do të kontrollojnë se çka shohin miqtë me secilin përditësim të secilit aplikacion, dhe të shijnë postime, ndryshimi megjithatë bie ndesh me përkushtimin e Facebook për të shtyrë para limitin në privatësi. Tani duket se do të ketë lëvizje drejt një ere të re kur nuk do të pyet më askush nëse do të postohen informacione të përdoruesve.

Në fund, ka potencial për disa momente të marrshme për tu paraqitur në skenë, si tregime për shije të keqe në muzikë apo një tërheqje ndaj tregimeve për persona me ndikim të keq. Në varësi të asaj se çfarë aplikacionet zgjedhin të integrojnë me Open Graph të ri dhe mënyrën e integrimit, mund të ndodh që të shpalosen edhe detaje shumë më intime. Aplikacioni i Nike Plus për shembull do të shpalos detaje mbi shëndetin tuaj edhe pse mund të deaktiviziohet.

Edhe CTO i Facebook, Bret Taylor mori pak vërejtje në lidhje me shijen e tij për Kenny G, që doli në skenë kur Zuckerberg demonstroi sesi Spotify sinkronizohet me profilin e Taylor’it. “Bret, duhet të flasim për këtë pas f8’it” tha Zuckerberg. Disa patën në anën tjetër skepticizëm në lidhje me ndryshimet e reja në Facebook. 

“Është diçka e çuditshme. Facebook tani dëshiron të dijë çdo gjë. Unë ndoshta do të blejë një dhi dhe do të jetojë në shpellë” cicëroi @Gabriellala. 

Çka mendoni rreth ndryshimit? A janë këto gjëra të frikshme? Apo pritni të shihni se çfarë informacione do të zbuloni apo po frikësoheni se çka do të del në skenë? A mendoni se këto shkëmbime të të dhënash nuk janë ende të gatshme për Kosovë e Shqipëri ku mund të dalin në skenë shumë detaje interesante për lidhje që kanë pasur më parë përdoruesit e që kanë dashur t’i fshehin, për komente që kanë bërë, për like që kanë bërë, etj? Na shprehni mendimin tuaj në rubrikën e komenteve më poshtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>