Lajmet

Facebook detyron disa përdorues të ndryshojnë fjalëkalimin për shkak të vjedhjes në Adobe

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
Facebook detyron disa përdorues të ndryshojnë fjalëkalimin për shkak të vjedhjes në Adobe

blackberry_facebookFacebook i ka çkyçur disa përdorues nga llogaritë e tyre në rrjetin social pasi zbuloi se kredencialet e tyre ishin të ekspozuara për shkak të një sulmi që i është bërë Adobe-it.

Kompania u ka kërkuar përdoruesve që kanë përdorur të njëjtat kredenciale, si ato të shërbimeve online të Adobe-it, edhe në Facebook, të vërtetojnë identitetin e tyre dhe të ndryshojnë fjalëkalimin.

Në momentin që hyjnë, përdoruesit shohin një mesazh sigurie që i njofton se ka pasur një incident lidhur me sigurinë në një uebfaqe që nuk ka lidhje me Facebook-un, por llogaria e tyre është në rrezik për shkak se kanë përdorur të njëjtat kredenciale në të dyja vendet.

“Për të siguruar llogarinë, duhet t’ju përgjigjeni disa pyetjeve dhe të ndryshoni fjalëkalimin,” shkruhet në mesazhin e Facebook-ut. “Për t’ju mbrojtur më mirë, askush nuk ju sheh në Facebook përsa kohë të përfundoni këtë proçes.”

Në fillim të muajit tetor, Adobe lajmëroi se hakerët kishin hyrë në rrjetin e brendshëm kompjuterik dhe kishin vjedhur kodin e burimit për disa produkte, së bashku me informacione mbi 2.9 milionë konsumatorë, përfshi ID-të e tyre dhe fjalëkalimet e enkriptuara.

Po atë muaj, në internet filloi të qarkullonte një skedar me 150 milionë emra përdoruesish në Adobe si dhe fjalëkalimet e enkriptuara. Kompania deklaroi se numri i përdoruesve aktivë të prekur ishte rreth 38 milionë. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>