Blog

Facebook dhe Google “në sulm” ndaj lajmeve të rreme në Francë

Feb 6 2017
0 Shpërndarje
Kompanitë medias sociale si Facebook dhe Google në bashkëpunim me organizatat mediatike lançuan ditën e Hëne një nismë për të adresuar lajmet e rreme në Francë. Facebook dhe Google “në sulm” ndaj lajmeve të rreme në Francë Photo Source: Reuters

Facebook tha se kjo do të jetë e mundur falë bashkëpunimit të ndërsjelltë me Agjensinë Franceze të Lajmeve, BFM, L’Express dhe Le Monde.

Prej muajsh rrjeti social është në qendër të kritikave pas shpërthimit të lajmeve të rreme në platformë gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Facebook dëshiron që kjo situatë të mos përsëritet në zgjedhjes e Francës në Prill e as në Gjermani e cila gjithashtu po shkon drejt kutive të votimit këtë Vjeshtë.

Në SHBA, rrjeti social ka bashkëpunuar me Associated Press, ABC News dhe organizatën Snopes e cila kontrollon autenticiteitn e përmbajtjeve.

Në Gjermani kancelarja Angela Merkel kërkon një mandat të katërt dhe qeveria e saj ka shprehur shqetësimi për influencën që lajmet e rreme mund të kenë në zgjedhjet parlamentare. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>