Facebook dhe Google të investojnë në Vevo

Jun 3 2012
0 Shpërndarje
Facebook dhe Google të investojnë në Vevo

Sipas disa burimeve, thuhet se Google dhe Facebook po mendojnë të investojnë në shërbimin video muzikor Vevo.

Vevo ka angazhuar bankën investuese Allen and Co. që të shqyrtoj mundësinë e shitjes së pjesshme apo të plotë të këtij shërbimi ofruesit më të madh.

Nuk është e qartë se a janë këto kompani serioze në blerjen e këtij shërbimi, por megjithatë, ka pasë biseda aktive rreth kësaj çështje, thekson burimi.

Vevo, që është në pronësi të UMG, Sony Music dhe Abu Dhabu Media Co. ka për momentin 48 milionë përdorues unik në muaj dhe vlera e saj është rreth 1 miliard dollarë.

Ky shërbim aktualisht ka një marrëveshje ekskluzive të ndarjes së reklamave me YouTube/Google e cila skadon në fund të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>